Në Radio Shqiptare në News24 ka nisur podcasti më i ri “M’Kujto” nga moderatorja Çenkuela Hasa.
Ky podcast sjell në fokus ngjarje dhe figura që kanë lënë ose janë duke lënë markën e tyre në historinë shqiptare.
I ftuari i parë ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi i cili erdhi në një rrëfim ndryshe për jetën dhe karrierën.

Në këtë rrëfim Stërmasi nuk ngurroi të fliste edhe për dashurinë e parë.

“Dashuria e parë është një gjë shumë emocionuese, e kujtoi dhe nuk jam penduar për asgjë, por gjërat ndryshojnë pasi të tjera qëllime ke në një moshë 18 vjeçare dhe të tjera ke kur rritesh, ndryshon jeta , profesioni. Por nuk jam pishman për asgjë”- tha Stërmasi për News24.
Moderatorja: A ishte edhe ajo një sportist se namin e ke?

Taulant Stërmasi: Po sportiste ishte , unë isha 18 vjeç isha futbollist, ishim të dy sportistë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb