Në një futboll normal mund dhe të humbasësh, më në fund bie dhe Bayern Munich, këtë e bën në javën e dytë të Bundesligës, në transfertë përballë Hoffenheim. Ekipi i Hansi Flick kishte që në dhjetor të 2019 që nuk humbiste një ndeshje zyrtare, shifra të pabesueshme që i sollën katër trofe.

Superkupa kishte lënë pasoja tek kampionët e europës dhe kjo u pa që në fillim me vendasit që kaluan në avantazh që në minutën e 16-të. Tetë minuta më pas ishte Dabbur që realizoi edhe golin e dytë për Hoffenheim. Bayern u përpoq të reagoj dhe në minutën e 36-të Kimmich ngushtoi diferencat në 2-1 duke krijuar iluzionin se kjo do të ishte përmbysja e radhës. Bayern jo vetëm që nuk ishte e aftë të përmbyste rezultatin por në fraksionin e dytë, Kramaric realizoi dy herë duke kompletuar pokerin e Hoffenheim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb