Juventus është mjaftuar me një rezultat minimal 1-0 për të marrë 3 pikë në kampionat, ndaj një rivali si Udinese. Tjetër triumf në Serie A, që fut bardhezinjtë e Maximilliano Allegrit në vallen e titullit, pasi renditen në vendin e dytë me 37 pikë.

Në pjesën e parë, skuadrat gjuajtën nga dy herë në portë, por pa mundur dot të konkretizojnë. Minutat e para të fraksionit të dytë do kishin protagonist Moise Kean, që do kishte 2 raste për të shënuar, por nuk shfrytëzonte asnjëren prej tyre.

Edhe pse jo një sulmues, Danilo bën mirë këtë rol në minutën e 86-të, duke realizuar golin e fitores.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: