Bajerni i Mynihut nuk bën hap fals dhe u përgjigjet në mënyrën e duhur fitoreve të dy Borusiave, asaj të Dortmundit dhe të Mënshengladnahut, që me sukseset e tyre ditën e djeshme, kishin vënë nën presion kryesuesit e Bundesligës.

Por kampionët në fuqi nuk demoralizohen në transfertën e Berlinit, gjysma e kuqe e kryeqytetit me Unionin që në sezonin e tij të parë historik në ligë po bën mjaft mirë.

Myler do shënojë në të 18-ën, por goli i tij do të anulohet nga VAR-i. Gjithsesi Bajerni do ta gjejë epërsinë në fund të pjesës së parë, kur Levandovski do kthejë në gol penalltinë e fituar nga Gorecka pas ndërhyrjes së Subotiç.

Në minutën e 81-të do të vijë dhe goli i sigurisë me francezin Pavard, që vë në kasafortë tre pikët dhe e kthen Bajernin në +4 nga Dortmundi i vendit të dytë. Kampionët udhëheqin Bundesligën me 58 pikë, përpara Borusias së Dortmundit që ka 54 dhe Gladgahut në vendin e tretë me 52 pikë.

Ndërkohë është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja mes Këlnit dhe Maincit. Vendasit kaluan të parët në epërsi me Uth në minutën e 6-të, teksa Kainc dyfishoi me fillimin e pjesës së dytë. Kur u mendua se takimi ishte mbyllur, Mainci tregoi një reagim të shkëlqyer duke hapur ndeshjen në minutën e 61-yë me Onijin.

Barazimin e vendosi Kunde Malong me një supergol 11 minuta më pas, ku e udhëhoqi topin nga mesfusha dhe pasi dribloi këto që gjeti përballë, e dërgoi atë në rrjetë. Pas këtij barazimi Këlni renditet në vendin e dhjetë me 32 pikë, ndërsa Mainci mbetet pesë shkallë më poshtë me 27 pikë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb