Protestat masive antiqeveritare që po zhvillohen prej 21 ditësh në Tiranë, qytete të tjera dhe në të gjtha shtetet ku ka shqiptarë, përveç zërit të revoltës kanë sjellë dhe emocione të forta dhe kanë zgjuar frymën patriotike në breza të ndryshëm. Ditën e sotme në rrjetet sociale është bërë virale një video, ku një vogëlush është përlotur për ardhjen e qindramijëra protestuesve të ardhur nga diaspora.
View this post on Instagram
Ai shprehet se tashmë nuk janë vetëm dhe po i ndihmon e gjithë bota dhe se emocionohet që vendi po rregullohet. Fëmija deklaron se Edi Rama ka bërë padrejtësi.
“Po qaj nga gëzimi sepse më në fund po rregullohet vendi, vendi ku kemi lindur.
Për mua është gëzim, vërtet jam akoma i vogël, por e kuptoj se çfarë ka ndodhur.
E kuptoj se këto që ka bërë ai nuk janë të drejta edhe gëzohem kur shoh që njerëzit të gjithë së bashku që po vijnë dhe po na ndihmojnë.
Nuk jemi vetëm, tani jemi të gjithë, e gjithë bota po na ndihmon.
Kënaqem kur i shoh të gjithë së bashku. Mos u dorëzoni sepse çdo gjë që bëhet me njëri-tjetrin del me sukses. Duhet të jemi të gjithë bashkë që ta mundim atë problem.”, u shpreh ai.
