Armando Broja duhet të shtyjë debutimin, pasi është i skualifikuar për Bjellorusinë. Talenti në pronësi të Chelsea, por I huazuar te Vitese pret të luajë kundër Lituanisë.

Unnamed (1)
Unnamed (1)

“Kam emocione të mëdha. Jam shumë i kënaqur që jam me lojtarët më të mirë. Te U19 dhe U21 luajnjë fort dhe shpejt, kështu kam qejf të luajë dhe unë këtu. Mungesa me Bjellorusinë? Nuk është mirë, por jam me ekipin me djem të mirë. Mbase aktivizohem në takimin e dytë me Lituaninë për disa minuta. Edhe nëse nuk aktivizohem, do jem në stol. Më duhet të mësoj, është një eksperiencë e mire”, është shprehur Broja. Gjithmonë në radarët e Rejas, por i afruar në momentin e fundit për dy ndeshjet e radhës edhe Endri Çekiçi pret të tregojë vlerat me skuadrën kuqezi.

“Kisha vite që e prisja. Është ëndërr e kthyer realitet. Tani që u plotësua ëndrra, duhet të kem ëndrra të tjera. Që nga dita e djeshme që i jam bashkuar ekipit, duhe ta tregoj pse jam këtu. Mbase trajneri mund të mbështetet tek unë. Jam i lumtur që jam këtu. Në fillim më erdhi lista e pritjes, nuk e humba besimin për asnjë moment. Po vija pas një sezoni të mirë, e nisa mirë sërish, isha i bindur që në një moment do të vinte ftesa”, ka thënë Çekiçi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb