Avioni që shihni në pamje kishte në bordin e tij 4 fëmijët dhe një grua që ishin të ngujuar në kampin Al-Hol në Siri, ndërsa falë riatdhesimit ata do të jenë pranë të dashurve të tyre. Mes tyre është edhe Endri Dumani, Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha, të cilët u nxorën nga kampi famëkeq në Siri, “Al Hol”.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamje nga jashtë aeroportit të Rinasit, ku shihen familjarë të fëmijëve që po riatdhesohen teksa presin dhe shohin me sytë nga avioni.

Mes familjarëve ndodhet dhe nëna e Eva dhe Endri Dumanit.

Për më tepër shihni pamjet live që vijnë nga Rinasi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb