Partizani ka arritur të fitojë me rezultatin 2­0 ndaj Laçit në takimin e vlefshëm për javën e 15 të Kategorisë Superiore, të zhvilluar pasditen e sotme në “Elbasan Arena”.

Goli i Ekuban në minutën e 20 dhe goli i Torasës në minutën e 62­të me penallti kthyen të kuqtë te fitorja pas 2 barazimeve radhazi pa gola në javët e kaluara.

Pas kësaj fitoreje, Partizani ngjitet në kuotën e 28 pikëve duke mbetur në vendin e tretë të renditjes.
Ndërkohë Laçi mbetet në kuotën e 11 pikëve, në vendin e parafundit të renditjes, pozicion që të rrëzon në Kategorinë e Parë.

Korabi ndal Tiranën në kryeqytet, goli i Takut nuk mjafton
Tirana dhe Korabi kanë ndarë nga një pikë në duelin e luajtur në “Selman Stërmasi” mes dy ekipeve, përballje e mbyllur me shifrat 1­1.

Mendohej se do të ishte një fitore e lehtë për Tiranën, duke pasur parasysh se e filloi ndeshjen me një gol të shpejtë të Takut si dhe Korabi humbi menjëherë një prej titullarëve për dëmtim. Por dibranët arritën të barazonin shumë shpejt me Plakun me mundësinë e parë që iu shfaq, e më pas i rezistoi furisë së bardhebluve të cilët provuan të gjenin përsëri rrugën e rrjetës.

Edhe pse skuadra e Josës zhvendosi lojën në gjysmëfushën kundërshtare gjatë pjesës së dytë, duke provuar me gjuajtjet nga jashtë, apo me depërtimet nga krahët që të gjente rrugën e rrjetës, sulmi nuk prodhoi shumë gjuajtje në portë dhe portieri Spahia nuk u vu thuajse asnjëherë në vështirësi gjatë këtyre 45 minutave.

Në fund, kjo pikë kënaq më shumë Korabin e vendit të fundit sesa bardheblutë, të cilët shohin se si u largohet zona e Europës.

Mjafton Emini, Kukesi thyen Flamurtarin
Kukësi nuk gabon dhe në javën e 15­të të Kategorisë Superiore mposht 1­0 Flamurtarin. Në “Zeqir Ymeri”, vendasit i falen golit të Izair Eminit në minutën e 23­-të.

Suksesi i merituar i shkëput verilindorët të vetëm në krye me 31 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu. Kurse Flamurtari mbetet i shtati, në kuotën 13.

Shi golash në Shkodër, Rexhinaldo i jep suksesin Luftëtarit
Luftëtari i ka dhënë fund serisë prej katër barazimesh radhazi dukemarrë një fitore shumë të rëndësishme 3­2 në fushën e Vllaznisë.

Në një ndeshje mjaft emocionuese me raste për të dy skuadrat, dhe që nisi vrullshëm me katër gola të shpejtë, gjirokastritët ditën të tregoheshin kërkues atëherë kur duhej.


20161210-164606 by e-d21

Pasi ngulmuan dhe rrezikuan disa herë portën e Agoviç, ata arritën edhe të kalonin për herë të tretë portierin e Vllaznisë për të marrë tri pikë që i mbajnë larg zonës së ftohtë të klasifikimit dhe afrojnë shumë me objektivin e mbijetesës në Superiore.

Tabela
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: