Ndeshja çerekfinale midis Alexander Zverev dhe Carlos Alcaraz në turneun e njohur të tenisit Indian Wells u pezullua, pasi një tufë bletësh ”zbritën” në fushë.

Loja u pezullua në setin e parë, vetëm nëntë minuta pas fillimit, kur mijëra bletë u mblodhën në stadium.

Llogaria zyrtare X e turneut tregoi foto të bletëve të shumta që mblidheshin në një aparat televiziv.

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në 39 vitet e mia në tenis. E pabesueshme”, ka shkruar legjenda e tenisit Boris Becker në X.

U deshën gati dy orë që loja të rifillonte.

Alcaraz fitoi edhe kundër Jannik Sinner dhe tashmë është në gjysmëfinale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: