Milan nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Lecce-s në Stadio Via del Mare (Lecce), në takimin e Serie A. Kuqezinjtë vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë, por nuk ishte e thënë që të dilnin me 3 pikë nga kjo transfertë. Giroud zhbllokoi ndeshjen në minutën e 28-të, ndërsa në të 35-të, goli i Reijnders u duk si goli i qetësisë.

Vendasit ngushtuan shifrat në minutën e 66-të me Sansone, ndërsa Banda pak më pas dërgoi shifrat në 2-2. Fundi i ndeshjes ishte dramatik. Giroud u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak. Në shtesë, djemtë e D’Aversa-s përmbysën llogaritë me Piccolin, por goli u anulua për faull.

Titullar, në këtë takim, luajti edhe Ylber Ramadani, duke ndihmuar Leccen në arritjen e këtij rezultati pozitiv. Sa i takon klasifikimit, ekipi i Piolit është në vendin e 3-të, ndërsa Lecce-s i rri mirë mesi i tabelës.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: