Juventus 2-2 Lazio

 

Juventus ka barazuar  në javën e parafundit të Serie. Torinezët nuk shkuan më shumë se  2-2 me Lazion, në një sfidë të fundit shtëpiake për Pauolo Dybalan dhe Georgio Chiellini.Miqtë ishin ata që mbajtën më shumë topin në qarkullim, por vendasit u treguan më të saktë.

 

Lacialët do e nisnin mirë takimin, me goditjen e Cataladit që për pak sa nuk gjen rrjetën.

Strakosha u mposht pas 10 minutash lojë. Një top mjaft i bukur i krosuar në zonë nga Morata, shfrytëzohet nga Vlahovic që nuk fal me kokë.

 

 

 

 

 

Në minutën e 36-të, Zonja e Vjetër do tregohej tejet e shpejtë në një aksion ku do kishte finalizim të suksesshëm. Alvaro Morata lëvizi mirë në zonë dhe me një të djathtë të fortë “tundi rrjetën”.

 

 

 

 

Sapo do fillonte fraksioni i dytë, Alex Sandro realizon në portën e gabuar, duke ngushtuar shifrat.

 

 

 

 

 

Minutat e mbetura nuk do shërbenin për asgjë, sakaq barazimi do  vinte vetëm në shtesa me Milinkovic Savic.

Juvja është e katërta, ndërsa djemtë e Sarrit mbajnë vendin e pestë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb