Liverpool ka mundur 1-2 Tottenham në Londër, në një sfidë tejet emocionuese.

Goli i parë The Reds do vinte në minutën e 11-të nga Mohammed Salah. Egjiptiani tregoi edhe një herë klasin e tij, pas një assisti të Nunez.

Ekipi i Jurgen Klopp ishte dominues gjatë fraksionit, ndërsa Spurs u përpoqën që të shfrytëzonin aftësitë e Harry Kane. Sulmuesi Kane vuri jo pak në vështirësi kundërshtarët dhe mbeti një rrezik konstant për portën e mbrojtur nga Alisson. Dyfishimi i shifrave do vinte nga Salah, në të 39-tën.

Ekipi i Contes do ngushtonte shifrat me Kane, për t’i dhënë kuptim pjesës së mbetur të takimit që ishte mjaft i luftuar, por në fund pa Liverpool si fitues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb