Milan arratiset në krye të Serie A fjalë të përhershmit Zllatan Ibrahimovic. Pavarësisht se si Ibra ashtu dhe Milan nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, kuqezinjtë arrijnë të thyen me vështirësi Udinese 1-2 në transfertë. “Djalli” kaloi në avantazh në minutën e 18-të, Ibra i dhuroi një asisit Kessie që brenda në zonë goditi fort duke dërguar topin në rrjetë. Me fillimin e pjesës së dytë, Udinese fitoi një 11-metërsh i konvertuar në gol nga De Paul.

Për ti dhuruar trepikëshin Milan u desh një akrobaci fantastike nga ana e Ibrës, i cili me një veprim të bukur në zonë, arriti të dërgoj topin në rrjetë duke i dhuruar kuqezinjve fitoren e pestë në Serie A dhe kreun në kuotën 16 pikëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb