Flitet shumë për protokolle, teste dhe masa sigurie. Po ashtu përdoren terma mjekësorë shpesh herë të pakuptueshëm për tifozët e futbollit që presin me padurim të shohin sërish skuadrat në fushë. Asgjë nuk do të jetë si më parë dhe kjo konfirmohet nga pamjet e publikuara në adresën zyrtare të Gremio.

Skuadra e famshme braziliane është kthyer në stërvitje, teksa lojtarët I nënshtrohen një protokolli mjekësor të rreptë. Atyre iu matet temperatura që në makinë përpara hyrjes në kompleksin stërvitor. Më pas një grup mjekësh zhvillon teste të tjera, duke nisur nga termoskaneri dhe analizat e gjakut. Kjo ndodh çdo ditë, teksa lojtarët janë të detyruar të zbatojnë rregulloren e brendëshme që parashikon distanncimin si dhe përdorimin e maskave në ambjentet e brendëshme.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb