TIRANË

Një tjetër i dyshuar me COVID-19 ka mbërritur në QSUT, pranë spitalit të Infektivit. Në pamjet e siguruara nga gazetarja Aurora Golemi për “BalkanWeb” duket ambulanca që sapo ka mbërritur dhe më pas zbret një burrë me një çantë që pritet nga një infermiere.

Siç shihet personi i dyshuar për COVID-19 duket në gjendje të mirë. Shqipëria ka marrë disa masa kufizimi menjëherë pas zyrtarizimit të rasteve të para me koronavirus dhe prej disa ditësh ndalohet lëvizja e mjeteve në të gjithë qytetet, ndërsa autoritetet dhe mjekët bëjnë thirrje për vetëizolim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: