Sistemi VAR I anuloi golin për një pozicion jashtë loje milimitrik, ndërsa në pjesën e dytë detyron Bonucci të prekë topin me dorë për 11-metërshin që i dha Veronës fitoren e madhe me përmbysje 2-1 kundër Juvntus. Marash Kumbulla ishte protagonist absolut në mbrëmjen e madhe të veronezëve, duke marrë vlersimin maksimal nga mediat italiane.

  • foto galeri
  • foto galeri

Këto të fundit I thurin elozhe mbrojtësit shqiptar, që bëri më mirë edhe se Cristiano Ronaldo. Nota 7.5 është më e ulëta për Kumbullën, ndërsa për disa media të tjera ai meriton të vlerësohet me notën 8 për paraqitjen e tij spektakolare.

“Djaloshi shqiptar luan ndeshjen e radhës si një mbrojtës i madh dhe si një lider I vërtetë. Solid, kurajoz dhe i përpiktë. Nuk gabon thuajse asgjë. Ndiqet nga klubet më të mëdhenj italianë dhe europianë. Dhe është e qartë se përse”, shkruhet në komentin e “Fox Sport”, që shoqëron vlerësimin maksimal për Kumbullën.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb