Qyteti i Beratit ka shprehur solidaritetin e tij me Italinë, e cila është përballur prej më shumë se një muaji me një numër shumë të madh viktimash, për shkak të koronavirusit. Bashkia e Beratit ka vendosur në qendër të qytetit, pranë lagjes muzeale “Mangalem” një zemër të veshur me ngjyrat e flamurit italian.

Gjesti solidarizues dhe shpresë-sjellës i bashkisë së Beratit, është një simbol i mbështetjes dhe vëllazërisë së qytetit muze për vendin tonë fqinj, Italinë, në këto ditë të vështira që po kalon si pasojë e përhapjes në masë të virusit COVID-19. Sipas bashkisë Berat, zemra me ngjyrat e flamurit italian, e vendosur në zonën historike të qytetit, personifikon pikërisht “një zemër” që nuk rreth vetëm për kombin e saj po tashmë ajo rreh për dy kombe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rasti i parë në Shqipëri, i prekur me Covid-19,u regjistrua në 9 Mars dhe deri tani nga Ministria e Shëndetësisë raportohen 518 persona të infektuar, 26 viktima dhe 251 persona të shëruar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb