Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një video nga takimi i tij në Kukës, ndërsa shprehet optimist për rezultatet e 14 majit për këtë bashki.

Përmes një mesazhi Meta thekson se dita e ndryshimit të madh për Kukësin do të jetë më 14 maj.

MESAZHI I METËS

14 Maji do të jetë dita e Ndryshimit të Madh për Kukësin dhe të gjithë Shqipërinë, që do të rivendosë llogaridhënien, do rikthejë Bashkitë në shërbim të qytetarëve dhe shpresën e të rinjve për të realizuar ëndrrat në Atdheun e tyre! ✌️??
#PartiaLirise #AdmirSinamati #Kukes #Fitore #NdryshimMeCdoCmim

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb