Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë pasdite një takim me kryeministrin e këtij vendi, Viktor Orban.

Teksa publikon në “Facebook” pamjet e takimit, Meta thekson se ka zhvilluar me Orban një bisedë të hapur, të ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët.

“Përherë kënaqësi të takohem me Kryeministrin Orban, mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falenderoj për pritjen, si gjithmonë të veçantë.
Bisedë e hapur, e ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve tanë dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese për të ardhmen. ?????”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb