Inter është rikthyer te fitoret në kampionat. Zikaltërit mundën 2-0 në shtëpi Leccen, duke shkuar kështu në kuotën e 50 pikëve, 15 më pak se Napoli kryesues.

Kordinimi perfekt i Mkhitaryan solli golin pas gjysmë ore lojë. Më pas, vulën përfundimisht këtij suksesi ia vendosi Lautaro, me golin e tij në fillimin e pjesës së dytë. Lecce nuk bëri asgjë në këtë takim, teksa mendoi vetëm për t’u mbrojtur.

Ndeshja e radhës për ekipin e Inzaghit është ajo ndaj Spezias në transfertë. Sakaq, Lecce pret Torinon në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: