Një makinë ka shpërthyer në flakë në mes të autostradës Fier-Vlorë, duke u shkrumbuar plotësisht. Gazetari Ervis Kuçi sjell pamje në “Balkanweb”, që tregojnë momentin e shpërthimit të mjetit në flakë dhe djegien totale të tij.

Mjeti tip “Opel” drejtohej nga një grua 51-vjeçare, e cila ka humbur kontrollin e makinësh dhe është përplasur me trafikndarësen, duke u plagosur lehtë.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:20, në afërsi të urës së Mifolit, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip “Opel” me drejtuese shtetasen E. D., 42 vjeçe, banuese në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se automjeti ka marë flakë pas një shkëndije elektrike në kroskot.

Për shkak të shkëndijës, drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjet, shtetasja F. R, 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb