Juventus nuk është gati për sezonin e ri futbollistik të Serie A. Bardhezinjtë e drejtuar nga Maximilliano Allegri u mposhtën 0-4 ndaj Atletico Madrid , në miqësoren e luajtur në Torino.

Njeriu i sfidës do ishte pikërisht një ish. Alvaro Morata do realizonte brenda 10 minutash, me Szczesnyn që është i detyruar të nxjerrë topin nga rrjeta.

Los Colchoneros humbën një penallti në minutën e 40-të, pas ekzekutimit të gabuar të Joao Felix. Gjithsesi, brenda fraksionit do ishte sërish spanjolli Morata që do “tundtte rrjetën”.

Me italianët të turbullurt, Atletico do çonte shfirat në 0-3 (63’). Lemar do preferonte një gjuajtje nga goditja e dënimit, teksa me fat Morata devijon.

Në fund do kishte kohë edhe për të katërtin, me Cunha.

Sfida përfundon me këtë rezultat të thellë, me Simeonen që i jep një leksion të vërtetë futbolli Allegrit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: