Myrto Uzuni ka bërë sot debutimin e tij në La Liga, ku tani vesh fanellëen e Granadas. Një debutim në një stadium ëndrrash, pasi ndodhi në “Santiago Bernabeu”, ku Granada luajti me Real Madrid.

Një skenë e rëndësishme, përballë disa prej yjeve të futbollit botëror dhe Uzuni u ndal të fliste pikërisht me një prej tyre para fillimit të duelit, ndërsa skuadrat dolën nga dhomat e zhveshjeve.

Sulmuesi shqiptar u ndal për disa çaste me Luka Modriç dhe shkëmbeu disa batuta me të, me siguri në gjuhën kroate që e njeh falë viteve që ka kaluar në vendlindjen e fituesit të “Topit të Artë”.

Më pas një shtrëngim duarsh dhe përqendrimi te ndeshja, siç shihej qartësisht në tunelin që të çonte në fushën e stadiumit legjendar, duke pritur vërshëllimën që nisi edhe këtë etapë të rëndësishme të karrierës së Uzunit/PANORAMASPORT.AL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb