Bayern Munich I dha fund krizës së javëve të fundit, duke u kthyer te fitorja në Bundesligë. Skuadra bavareze mundi 2-1 Union Berlin, për t’u ngjitur në vendin e dytë të renditjes, si një tjetër paralajmërim për rivalët se do të jetë e vështirë për ta t’ia rrëmbejnë titullin kampion. Një kërcënim më shumë për kundërshtarët është Robert Lewandowski, që po shonën si kurrë më parë.

Sulmuesi polak ka realizuar 13 gola në nëntë ndeshje, duke u afruar me rekordin e një legjende të Bayern dhe futbollit gjerman si Gerd Muller. Po ashtu, i goditur ka rezultuar huazimi i Felipe Coutinho, që është rilindur në me kampionët e Bundesligës dhe me shumë mundësi do të qëndrojë më gjatë nga sa parashikohet në kontratën aktuale.

2,w=1280,c=0.bild
2,w=1280,c=0.bild

Me fitoren e fundit, Bayern Munich e sheh veten një pikë larg kryesuesëve të Borussia Moenchengladbach që ka marrë vendin e parë pas fitores 4-2 kundër Eintracht Frankfurt.

Gjermania
Gjermania

Nuk arrin të ruajë ritmin Borussia Dortmund, që nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në derbin kundër Schalke.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb