GJEORGJI- Shpeshherë ka patur raste në një fushë futbolli ku tifozët kanë kaluar perimetrin e sigurisë për të takuar “idhujt” e tyre, por një moment i veçantë  është regjistruar në Gjeorgji.

Një mik special, por i paftuar, ishte një qen, i cili mori vëmendjen e të gjithëve. Ai i vrapoi drejt portierit teksa po luhej minuta e 71’ mes Topredo Kutaisi dhe Dila.

Ai afrohet tek portieri dhe kërkon që të marrë si dhuratë një ledhatim, ndërsa vëmendja e takimit për pak çaste ishte tek qeni. Rojet e stadiumit tentuan ta largojnë nga fusha e blertë, por kjo zgjati plot tre minuta.

Skuadra gjeorgjiane është një emër i njohur të paktën për shqiptarët, pasi në ndeshjet për Europa League, ajo mundi skuadrën e Kukësit.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb