Pamjet që shihni vijnë nga aksi rrugor që të çon nga Vunoi drejt Himarës. Në pamjet në fjalë shihet se një bunker i ndërtuar gjatë regjimit komunist, i cili të jep përshtypjen se nga momenti në moment mund edhe të shembet dhe të përfundojë në rrugë.

Ka qenë një qytetar që ka dërguar videon pranë BalkanWeb, ndërsa ngre shqetësimin e pranisë së këtij bunkeri në atë vend. Në video shihet se një pjesë e bunkerit, i vendosur pak pasi lë Qafën e Vishës, qëndron në ajër, pasi i është prishur bazamenti.

“Kërkoj që dikush të sensibilizohet dhe ta heqin atë bunker prej aty, pasi nëse ai bie mund të shkaktohej një tragjedi”, tha qytetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: