Ndoshta në Shqipëri personazhe të njohur mund të përfitojnë lehtësira dhe të mos qëndrojnë në radhë si qytetaret e zakonshëm kur kanë për të kryer ndonjë punë, por nuk është e njëjta gjë në Argjentinë. Në këtë vend mund të të rrahin në sy të të gjithëve nëse kalon pa radhë edhe nëse je personazh i njohur.

E njëjta gjë i ka ndodhur aktorit Federico Bal, i cili është dhunuar nga qytetarët në një nga pikat e McDonald në Cordoba, pasi u akuzua se kaloi pa radhë. 27-vjeçari tentoi të injoronte radhën e gjatë të njerëzve në Fastfood meqë ishte i njohur, por kjo nuk u durua dot nga njerëzit përreth që prisnin. Aktorin e hedhin në tokë dhe e grushtojnë, ndërsa kanë ndërhyrë forcat e sigurisë.

“Doja të blija hamburger për miqtë e mi dhe disa fëmijë nisën të bërtisnin që unë hyra pa radhë, dhe se ishin para meje. I kërkova të qetësoheshin, por ata më goditën nga mbrapa, në kokë,”- tha aktori Federico Bal.
https://www.youtube.com/watch?v=vnSi2JOSdjA
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: