TIRANE

Politikani, personaliteti i njohur italian, njëherësh kritiku i artit, Vittorio Sgarbi është nxjerrë me forcë nga parlamenti italian. Ofendimet ishin në drejtim të deputetes së Forza Italia, Giusi Bartolozzi dhe drejtueses së seancës, Mara Carfagna. Ishte kjo e fundit që kërkoi përjashtimin e Sgarbit, pasi ky i fundit filloi ti ofendote koleget me fjalë të rënda.

“Ai nuk mund të ofendojë kolegët e tij, nuk mund të flasë me fjalë të pista në parlament”- tha Zëvendës Presidentja, Mara Carfagna fjala e së cilë u prit me ovacione në sallë.

Pas një fjalimi me fjalë të rënda dhe ofenduese atij i është thënë të dalë nga salla gjë që nuk është bërë prej tij. Më pas është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë të cilët e kanë kapur nga këmbët për ta tërhequr zvarrë jashtë.“Turp Turp”- dëgjohet të bërtasin disa deputetë në sallë.

Sgarbi është një nga kritikët më më të ashpër italian dhe njihet për karakterin e tij të vështirë. Madje ai ka thënë koronavirusi nuk ekziston. Sgarbi pak kohë më parë ishte i pranishëm në Shqipëri ku pësoi një incident në Palasë, duke rrezikuar të mbytej për shkak të dallgëve të mëdha.

Ky, sipas tij, është një rrezik i shpikur dhe që vendimet e qeverisë janë një marrëzi. Ai është tallur edhe me Presidentin e Republikës që ka thënë se duhet ruajtur qetësia, por nga ana tjetër duhen marrë masa të rrepta.

Sa për virologët që kanë dhënë alarmi, Sgarbi nuk përmbahet: Po tallen me ne dhe kanë zbuluar virusin e by”””. Asgjë nuk ka sipas tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: