TIRANË- Në rubrikën humoristike që transmetohet gjatë emisionit “Kjo Javë” në News 24 është kapur mat edhe deputetja Mimoza Hafizi, raporton BalkanWeb.

Ashtu si shumë deputetë që flasin apo shkruajnë në telefon edhe Hafizi është kapur duke shkëmbyer mesazhe me dikë pikërisht në momentin që në podium do dilte kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, raporton BalkanWeb.

Ky i fundit përmes fjalisë “Don’t like” të stampuar në një bluzë, shprehu kundërshtinë e tij ndaj zgjedhjes së Ilir Metë President, e pikërisht fjalimin e tij Mimoza ia sugjeronte ta dëgjonte një vajze që quhet Adra. “Shihe Blushin tani”,- shkruan Hafizi.

Ka shumë mundësi që këtë bisedë deputetja ta ketë bërë me një njeri të afërt, pasi Adra duket tepër miqësore në bisedë me të, jo më kot ajo e thërret edhe “rrusho”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: