Autoritetet policore në Itali dhe Antimafia kanë finalizuar me sukses ditën e sotme një mega operacion të titulluar “Mani in Pasta”.

Në këtë operacion, u arrestuan gjithsej 91 persona, të akuzuar se kanë lidhje me mafien kalabreze Cosa Nostra. Gjatë operacionit, u sekuestrua një pasuri me vlerë totale prej 15 milionë euro.

Operacioni u zhvillua në rajonet italiane në Sicili, Lombardi, Piemonte, Liguria, Veneto, Emilia Romagna, Toscana, Marche e Campania, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Në operacion morën pjesë 500 forca policore, që kishin me vete edhe qentë antidrogë, e po ashtu përdornin edhe mjetet ajrore.

Prokuroria e Palermos ka informuar se më vonë do të bëjë të ditura detajet e super operacionit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb