Derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos i vlefshëm për javën e 31 të “La Liga”-s ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1.

Në ndeshjen e luajtur në “Santiago Bernabeu” pjesa e parë ka përfunduar pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës Real Madrid kaloi i pari në avantazh. Ishte i përhershmi Cristiano Ronaldo që nuk fali pas një topi të krosuar nga Garreth Bale.

Gjithsesi ‘galaktikëve’ nuk iu ka mjaftuar goli i portugezit i cili po kalon një superformë në ndeshjet e fundit pasi Antuan Griezman barazoi shifrat në minutën e 57-t.

Me pikën e fituar skuadrat vijojnë të ruajnë diferencat në renditje, me Atletico-n që renditet e 2-a me 68-t pikë, 4-r më shumë se Reali i vendit të 3-t.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb