Partizani vazhdon me rezultatet e dobëta në kampionat. Ekipi i drejtuar nga Giovani Colella pësoi disfatë 1-2 nga Laçi në shtëpi. Sfida do zhbllokohej në minutën e 28-të nga një super-goditje e Da Silvas, e pamundur për t’u kapur nga portieri.

Në fundin e fraksionit, kurbinasit do barazonin shifrat pas një koordinimi perfekt me kokë të Turkaj. Laçi do përmbyste shifrat me një aksion fantastik në minutën e 65-të, top magjik i Bajramajt për Shkurtaj, me këtë të fundit që “tund rrjetën”.

Kryeqytetasit do rrisnin presionin në fund, por pa ia dalë dot të merrnin qoftë një pikë nga kjo ndeshje. Partizani ka 31 pikë në vendin e dytë, laçjanët janë të pozicionuar një vend më poshtë me 29 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: