KUKËS- Situatë e pazakontë në “Rrugën e Kombit”. Mijëra udhëtarë dhe automjete kanë kaluar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës duke iu drejtuar bregdetit, menjëherë pas festës së Kurban Bajramit.

Udhëtarët kanë hasur vonesa në “Rrugën e Kombit” për shkak të fluksit të madh që është krijuar tek Ura e Kukësit një vend ky i ngushte për ndërrimin e automjeteve ku ka sjell edhe bllokimin e automjeteve. Radhët e gjata kilometrike kanë vazhduar prej 2 orësh deri tek ura, raporton “BalkanWeb”.

Mësohet se prej orës 4:30 të mëngjesit të sotëm deri në 08:00 në Pikën Kufitare në Morinë kanë hyre 33.040 shtetas me 156 autobusë dhe 6700 mjete të vogla.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb