TIRANE

Meriton Mjekiqi shpërtheu në lot në çastin kur duhej të përshëndetej me Ilnisa Agollin, që mbrëmë u largua përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP3”.

Një moment i vështirë për moderatorin, që u nda nga gazetarja, me të cilën nisi një raport brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Ilnisa i dha kurajo duke i thënë: “Fitoje për mua, për Loarin, suksese”. Mjekiqi nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa sapo ka hyrë në shtëpi, është mbyllur në tualet duke qarë me dënesë.

Meritoni dhe Egla Ceno u votuan nga publiku për t’u rikthyer në shtëpi, ndërsa gara përfundoi për Ilnisën. Kujtojmë se të tre qëndruan disa ditë në dhomën e bardhë, pasi u skualifikuan nga loja.

Por, me vendim të publikut, Meritoni dhe Egla kanë një mundësi të dytë në garën për çmimin e madh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: