Këngëtarja Bebe Rexha njofton se ka përfunduar shtëpia e parë me fondet e mbledhura nga ajo në Bubq.

Thuajse një vit nga vizita e saj për tërmetin, Bebe Rexha thotë se tashmë një nga dy shtëpitë që premtoi ka mbaruar në kohë për pushimet e fundivit dhe familja mund ta gëzojë.

Ajo falenderon veçanërisht kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin me të cilën ka dhe lidhje familjare që mundësoi realizimin e kësaj shtëpie.

STATUSI NGA BEBE REXHA

Shtëpia 1 është bërë! Faleminderit të gjithëve që dhuruan për mbledhjen e fondeve tërmetit në Shqipëri! Faleminderit @ monika.kryemadhi për ndihmën tuaj për ta bërë të mundur këtë! Një pamje kaq e bukur për të parë. Vetëm në kohë për pushime !!! Dashuri për familjen Bubq! Asgjë nuk më përmbush më shumë!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)


(BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb