Barcelona e nisi me një humbje La Ligan për edicionin e ri. Në transfertë ndaj Atletik Bilbaos, katalanasit u mundën minimalisht 1-0, me një supergol të Aritz Aduriz.

Edhe pse kishte një mbajtje mjaft të lartë të topit, ekipi i Valverdes nuk u shfaq rrezikshëm tek porta e baskëve, por përkundrazi, ishin vendasit që kërcënuan disa herë portën e Ter Shtegen, me Injaki Uilliams.

Para mbylljes së pjesës së parë, Rafinja provoi për Barcelonën, por vetëm traversa e ndali. Në pjesën e dytë, Rakitiç e Grizman provuan për Barçën, por golin e gjeti vetëm në minutën e 89-të, Aritz Aduriz.

Dhe, çfarë realizimi. Sulmuesi shënoi me një roveshatë nga brenda zonës, teksa Ter Shtegen nuk mund të bënte asgjë. Kështu, katalanasit e nisin me humbje sezonin në La Liga, ndërsa Bilbao merr 3 pikët e para.

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb