Autori i “Vargje Satanike”, Salman Rushdie, i cili ka vuajtur prej vitesh nga kërcënimet me vdekje është sulmuar në skenë në New York.

Fituesi i çmimit ‘Booker’ po fliste në një seminar të Institutit Chautauqua.

Dëshmitarët thonë se ata panë një burrë që vraponte në skenë teksa godiste me thikë autorin. Një video e postuar në internet tregon të pranishmit që nxitojnë në skenë menjëherë pas incidentit.

Sulmuesi mësohet se është ndalur në vendngjarje. Aktualisht nuk dihet gjendja e Salman Rushdie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb