Fitorja kundër Kukësit ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, sukses që vendos Laçin me prepotencë në garë për titull. Ajo sfidë solli jo pak polemika, mbi të gjitha nga kampi verilindorë, të cilët akuzuan drejtë për drejtë gjyqtarin e takimit Klajdi Kola për vendosjen e rezultatit, duke u ndalur tek penalltia në favor të Laçit dhe jo vetëm. Ndryshe nga ky perceptim, këto deklarata, Shpëtim Duro mendon se ekipi i tij meritonte fitoren pas një ndeshje të dominuar në çdo aspekt. Shifrat e Laçit këtë sezon janë fantastike, tashmë ndodhen vetëm një pikë larg Vllaznisë dhe Duro mendon se kurbinasit kanë të drejtë të synojnë deri në fund titullin kampion:

Sezoni i bardhezinjve ndryshojë me Duron në stol, por ky nuk është momenti i duhur për të diskutuar me presidentin Laska për një rinovim të mundshëm të kontratës. Këtë të hënë Laçi përballet me Apoloninë, ekipi i vetëm që i ka mposhtur me Duron në stol, për teknikun kryeqytetas kjo është një sfidë delikate që kërkon mobilizim maksimal.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb