AFRIKA E JUGUT

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa i ka bërë thirrje popullit të përdorë maskat mbrojtëse kundër përhapjes së COVID-19.

Në fakt jo vetëm ai e ka bërë këtë gjest por teksa përpiqej të tregohej më i thjeshtë dhe prakti Ramaphosa la një skenë qesharake pasi maska ishte shumë e vogël për kokën e tij.

Madje fillimisht ajo as mbahej tek koka e tij, dhe më pas i zuri edhe sytë në vend të gojës. Gjithsesi ai lajmëroi një lehtësim të ”Lock- Down” dhe masave kufizuese kryesisht për aktivitetet ekonomike.

Afrika e Jugut numëron deri tani 3 mijë e 953 të infektuar si dhe 75 viktima nga COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb