Ditën e sotme do të mbahet protesta më e madhe mbarëkombëtare kundër qeverisë, ku protestuesit për të 21-tën ditë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin dhe arrestimin e tij, të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku dhetë kreut të opozitës Sali Berisha.

Këtë të shtunë mijëra protestues nga diaspora kanë mbërritur në kryeqytet ku prej pak minutash kanë “pushtuar” sheshin “Skënderbej” me thirrje, pankarta dhe flamuj kuqezi.
“Rama në burg, Berisha në burg, Shqipëri e shqiptarëve, vdekje tradhtarve’, janë disa nga thirrjet e tyre në kor.
Ky grumbullim ka nisur rreth 60 minuta para orarit zyrtar, i cili prej disa ditësh është zhvendosur në orën 19:00.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb