Milan fitoi 1-0 ndaj Empolit në “San Siro”, në përballjen e mbajtur këtë pasdite. Kuqezinjtë insistuan në pjesën e parë dhe iu afruan disa herë golit. Ekipi i Piolit u shpërblye për presionin e bërë në minutën e 41-të, kur një aksion me disa pasime të bukura u finalizua me sukses nga Pulisic.

Mbrojtësi i skuadrës mysafire, Ardjan Ismajli u detyurua të largohet nga fusha e lojës në fundin e pjesës së parë, për shkak të një dëmtimi.

Në pjesën e dytë vendasit u mjaftuan me menaxhimin e rezultatit, për të marrë 3 pikë të arta në shtëpi. Milan renditet në vendin e dytë me 59 pikë. Empoli është në vendin e 16-të.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: