Kryeministri Edi Rama me rastin e vizitës në Berat ka inspektuar rrugën e re të Kalasë së Beratit që do të ofrojë akses për automjetet.

Rama gjatë inspektimit ka pasur kritika për kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo për muret e shtëpive afër Kalasë.

Kryeministri i ka propozuar që të suvatojë muret ose t’i lyejë me bojë të bardhë që mos ngjajnë si mure të Bathores së viteve ’90.

‘’Edhe këto muret, se tashi është rrugë turistike, të paktën një suvatim, një bojë të bardhë që të mos jenë kështu si mure të Bathores së viteve ’90.’’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb