Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi kanë vizituar kalanë e Ali Pashë Tepelenës ku ka bërë me dije se do të hiqen ndërtimet pa leje, ferrat e plehrat përreth murit, kurse godinat që janë brenda projektit do të integrohen në projekt banesash karakteristike.

Rama tha se kalaja do të shndërrohet me këtë projekt në një destinacion turistik që do të ketë edhe një zonë biznesi kurse qytetarëve do u rregullohen shtëpitë nga shteti në formën karakteristike që do të caktohen.

 

 

STATUS NGA EDI RAMA

Duke ndjekur

Tepelenë – Në kalanë e Ali Pashës, e cila po del nga rrethimi absurd i ngrehinave pa leje, ferrave e plehrave përreth murit, si edhe po çlirohet nga brenda prej gardheve, mureve, sustave, derrasave, llamarinave, mbeturinave, për t’u kthyer në një destinacion turistik, ku godinat që nuk do të prishen do të integrohen në një projekt banesash karakteristike, të cilat do t’u sjellin banorëve të kalasë të ardhura, si bujtina apo dyqane të vogla artizanati e produktesh të zonë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb