Kryeministri i vendit Edi Rama ka vizituar nxënësit në shkollën profesionale “Gjergji Canco” në Tiranë, ku tha se qeveria ka vendosur t’ju japë shtysë shkollave profesionale, pasi Shqipërisë i nevojiten së tepërmi profesionistët.

Rama nënvizoi se shumë nga nxënësit e kësaj shkolle do të përfshihen në programin e rindërtimit dhe se do të paguhen për këtë punë.

Nga kjo shkollë, do të përfshihen edhe nxënës në rindërtim, ku patjetër do të ketë edhe rrogë. Do ju japim mundësi qëe të jenë pjesë e programit të rindërtimit. Ne na ndihmoni shumë, sepse na duhen  punonjës të kualifikuar. Kjo ju ndihmon edhe në punën tuaj, të shkolloheni dhe të punoni njëkohësisht. Duhet të kemi një listë të atyre që do angazhohen, sepse së shpejti do të nisim nga puna”, tha Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më herët, Rama e kishte lajmëruar vizitën në këtë shkollë profesionale, ku ishte së bashku me ministren e Financave dhe të Ekonomisë Anila Denaj.

“Në godinen e re të shkollës profesionale, Teknologji Informacioni, Elektro-Teknikë “Gjergj Canco” ku 834 nxënës tani studiojnë në kushte më të mira, me laboratorë dhe mjete moderne.

Falë politikave tona mbështetëse, arsimi profesional po fuqizohet çdo ditë e më shumë dhe 300 nxënës nga profesionalet e ndërtimit, do të jenë protagonistë në Frontin e Punës për Rindërtimin?”, shkruante ai.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb