Real  Madrid është zyrtarisht kampione në La Liga, disa javë para përfundimit të kampionatit. Madrilenët mjaftoheshin edhe me një pikë sot, por gjithsesi, ia dolën të mundnin pastër 4-0 Espanyolin, në shtëpi.

Pjesa e parë do vendosej nga një dopietë e Rodrygo. Sulmuesi do zhbllokonte sfidën pas gjysmë ore lojë, ndërsa pak përpara vërshëllimës së arbitrit për t’i çuar lojtarët në dhomat e zhveshjen, realizon të dytin.

 

 

Edhe pjesa e dytë do niste ashtu siç mbaroi e para. Los Blancos “tundën rrjetën” me Asension, në të 55-tën, pas një asisti të Camavingas. 10 minuta nga fundi, nuk mund të mungonte Benzeman, i cili do ishte “Qershia mbi tortë” sonte.

Djemtë e Ancelottit kanë bërë një sezon fenomenal, ku pas 34 ndeshjesh ka grumbulluar një numër prej 81 pikësh. Espanyol është e 13-ta.

Për Los Blancos ky është titulli i 35-të në La Liga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb