Akram Hakimi është në historinë e Bundesligës. Anësori i Borusias së Dortmundit, që ka ardhur në huazim nga Reali i Madridit dhe i datëlindjes ’98, ka regjistruar rekordin e shpejtësisë në historinë e futbollit gjerman.

Ndodhi gjatë ndeshjes së të martës kundër RB Lajpcigut (3-3), kur talenti maroken preku 36,20 km\h, duke kaluar Kingsej Ehizibue të Këlnit, që mbante rekordin e mëparshëm me 35,85 km\h. Më poshtë video që faqja zyrtare e kampionatit gjerman i ka dedikuar lojtarit:

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb