Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë gjatë natës edhe Qarkun e Gjirokastrës.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se reshjet masive kanë përmbytur rrugën nacionale, ndërsa ka pasur edhe bllokim rrugës, për shkak të daljes nga shtrati lumit të Viroit, por edhe të disa përrenjve.

Ndërkohë, forcat e bashkisë kanë punuar gjatë natës për stabilizimin e situatës, si dhe vijojnë inspektimet për monitorimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb