Europa League zbriti në fushë sot pasdite, për të luajtur disa nga ndeshjet e fazës 1/8.Liverpool është me një këmbë në fazën tjetër, pasi triumfoi 1-5 ndaj Spartës së Pragës në aktin e parë. The Reds zhbllokuan shumë shpejt llogaritë, që në minutën e gjashtë, me Mac Allister që shndërroi në gol një penallti. Nunez, me një goditje fantastike nga distanca dyfishoi shifrat në të 25-tën. Ekipi i Klopp thelloi diferencat në të 45-tën, sërish Nunez.

Çekët u “zgjuan” në fillimin e pjesës së dytë dhe ngushtuan shifrat pas një autogoli të Bradley. Asgjë për t’u shqetësuar për Liverpool, që e ktheu sfidën në një “festival” golash, këtë herë “tundën rrjetën” Diaz dhe Szoboszlai.

Roma fitoi pastër 4-0 ndaj Brighton, duke argëtuar kështu tifozët në shkallët e stadiumit në “Olimpico”. Një top perfekt i Paredes për Dybalan, u shfrytëzua në maksimum nga ky i fundit, ku për konfirmimin e golit u nevojit ndërhyrja e sistemit VAR. Brenda fraksionit të parë, Lukaku përfitoi nga një gabim i prapavijës, për të çuar ekipin në epërsi të dyfishtë në dhomat e zhveshjes.  Në 45-minutat e dyta, emrin në listën e golashënuesve e vendosën edhe Mancini e Cristante. Befasi në Azerbajxhan, teksa Qarabag barazoi  2-2 me Leverkusen, me “aspirinat” që vetëm në  fund realizuan golin e dytë.

Në Conference League, sukses i madh i Lille 0-3 në Austri ndaj Sturm Graz, ndërsa Olympiacos u imponua në Greqi me shifrat 1-4 ndaj Maccabi Tel Aviv.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: