Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë me fanellën e Juventusit.

Portugezi zhbllokoi rezultatin në minutën e 8 të takimit miqësor të bërë tradicional me ekipit A dhe B të ‘zonjës së vjetër’.

Ronaldo mori një asist perfekt nga Bernandeschi dhe i gjetu ballë për ballë me portierin nuk e pati të vështirë të realizonte.

Një gol që kënaqi edhe tifozët të cilët e kishin mbushur plot ministadiumin ku zhvillohet ndeshja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb