Banon në Monte Carlo dhe karriera e tij e shkëlqyer i jep mundësi të bëjë një jetë luksoze. Kjo duket qartë edhe nga video e publikuar nga Cesc Fabregas në ballkonin e shtëpisë së tij.

Por përballë rrezikut të Covid-19 edhe mesfushori spanjoll që luan me Monaco është i detyruar të qëndrojë I izoluar në shtëpi dhe si pasojë, ashtu si qindra milionë njerëz në të gjithë botën vuan stresin e frikës dhe izolimit. Por jo të gjithë njerëzit e përballojnë njëlloj, teksa Fabregas duket se nuk është nga ata që po e kalojnë me lehtësi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb